Pesëdhjetë e pesë mijë euro të cilat drejtoria e Kulturës së Gjilanit i kishte ndarë në majin e vitit 2018 për Teatrin e qytetit nuk kanë qenë të mjaftueshme që me këto mjete financiare të paguhen edhe pesë paga të dymbëdhjetë aktorëve të ansamblit, transmeton emisioni Express në KTV.
Tridhjetë e pesë mijë euro është shuma të cilën menaxhmenti i këtij Teatri ka paguar për borxhet akumuluese. Ndërkohë, llogaritë kanë devijuar kur janë ekzekutuar pagesat për aktorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, ky problem thotë të jetë shkaktuar nga statusi i aktorëve të cilët janë klasifikuar si punonjës me marrëveshje për shërbime të veçanta.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Gjilanit, Shpresa, thotë se aktorët marrin paga në bazë të subvencioneve.
Të gjitha shpresat për zgjidhjen e këtij problemi financiar mbeten në mbledhjen që Asambleja Komunale do ta mbajë më 31 janar të këtij viti, e ku aty do të diskutohet edhe buxheti për Teatrin.
Aktorët javë më parë, kanë nisur provat e shfaqjes “Kërkuesit” që do të prezantohej premierë në festivalin tradicional “Flaka e janarit”, mirëpo ato janë ndërprerë, për shkak të mospagesës ndaj punës të cilën e bëjnë.
Teatri i Gjilanit në shtatorin e vitit që lamë pas, kishte rikthyer repertorin e rregullt të shfaqjeve.
Menaxhmenti i teatrit beson që deri në fund të janarit do të bëhet zgjidhja e problemit rreth pagave të aktorëve, në mënyrë që ata t’i kthehen skenës për inskenimin e shfaqjeve.