Në dhjetor të vitit të kaluar Teatri i Gjilanit ndali punën krijuese.
Pas një jave angazhim aktorët nuk kishin mundur t’i vazhdonin provat më. Vështirësitë financiare kishin bërë që ata ta ndërprisnin procesin për inskenimin e shfaqjes “Kërkuesit”, me autor Zef Skiroin, në regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt.
Ishte planifikuar që shfaqja të jetë gati për festivalin tradicional “Flaka e janarit”, shkruan sot Koha Ditore. Por Komuna e Gjilanit u ka mbetur borxh 12 aktorëve të Teatrit.
Ata tashmë numërojnë gjashtë muaj – përfshirë janarin – që s’kanë marrë paga. Për këtë i kishin ndërprerë provat në ditën e 27-të të muajit dhjetor, fiks një javë pasi i kishin nisur ato.
Por të enjten Kuvendi Komunal i këtij qyteti ka venduar që të ndajë 31 mijë e 250 euro për t’i paguar aktorët dhe detyrimet e tjera që ka Teatri i Gjilanit....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
140 mijë euro kërkon Teatri i Gjilanit për të funksionuar brenda 2019
-
Aktorët e Teatrit të Gjilanit pesë muaj pa paga, ndërpresin provat
-
Teatri i Gjilanit me synime për të nxitur dialog shoqëror, buxheti ankesë e përhershme
-
Gjilani mburret me ansamblin e Teatrit që s’e kishte për dy dekada
-
Teatri i Gjilanit e zgjidhi problemin 20-vjeçar të pavarësimit dhe buxhetimit shtetëror