Iriada Shahllari, ish konkurrente e “Për’puthen”, vjen për herë të parë në një intervistë televizive që nga pjesëmarrja e saj në këtë format. Ajo është mysafirja e parë e emisionit të ri podcast “Opening Up”, me Argjend Rracin, i cili nis të shtunën në ora 20:45 në KTV.
Shahllari, njëra prej konkurrenteve më të dashura të këtij formati televiziv, ka folur për përvojën e saj në këtë program, njohjet që ka krijuar aty, familjen, raportet e krisura me ta për shkak të këtij vendimi të saj, por edhe për bullizmin që ka përjetuar dhe vazhdon ta përjetojë për shkak të dukjes shpeshherë ekstravagante.
“Opening up” do të transmetohet çdo të shtunë në KTV nga ora 20:45. Emra të njohur, tregime personale, përvoja interesante, histori suksesi e motivimi si dhe shumë te pa thëna do të jenë pjesë e këtij emisioni.