Skemës programore të Kohavisionit së shpejti do t’iu bashkohet një emision i ri. “Opening Up” me moderatorin Argjend Rraci do të sjellë laramani për shikuesit e KTV-së.
“Projekti tashmë i emërtuar ‘Opening Up with Argjend Rraci’ konsiston në biseda ‘face-to face’ me emra të mëdhenj të botës së artit, muzikës, biznesit dhe televizionit; të cilët do të rrëfehen rreth përvojave personale në karrierë dhe arritjeve e sfidave në jetë”, thuhet në përshkrimin e emisionit.
Planet e emisionit janë që të ngërthejnë pyetje psikologjike të cilat i sfidojnë mysafirët, nxjerrin mesazhe motivuese nga ta dhe i bëjnë të ndajnë eksperiencat personale.
Transmetimi i emisionit do të fillojë më 14 janar, i cili do të jepet çdo të shtunë prej orës 20:45.