KTV programi

“Gati sa e humba fëmijën tim” - rrëfen nëna kosovare që e përkrah djalin e saj homoseksual

Sot në emisionin më të ri të Kohavisionit “Chatroom”, ishte e ftuar Shemsije Musa-Çerkini, nëna që rrëfeu historinë e djalit homoseksual dhe sfidat nëpër të cilat kaloi ai, për shkak të orientimit seksual dhe paragjykimeve me të cilat u përball.

Musa-Çerkini ishte gati ta humbiste fëmijën, por përkrahja që ajo i dha atij, ndryshoi gjithçka.

Për të si nënë, ishte e vështirë përballja me paragjykimet dhe të qenët e sinqertë me vetveten, por nuk ishte aspak e vështirë që ta pranonte të birin ashtu siç është.

Shemsije Musa-Çerkini për “Chatroom”, tregon se për të ishte e rëndësishme të mos e humbiste fëmijën, i cili ka përjetuar një periudhë jo të lehtë. Madje, ai kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

Në momentin kur Shemsije Musa-Çerkini ka bërë publike historinë e saj për ndjekësit në “Facebook”, gjithçka u bë më e lehtë për të, për djalin dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Për më shumë, ndiqeni rrëfimin e saj në emisionin “Chatroom”.