Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është bërë zhvarrosja e një foshnje në Istog, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës.
Sipas njoftimit të policisë, të martën, foshnja ka vdekur më 8 gusht të këtij viti dhe se zhvarrosja është bërë me qëllim të hetimit të vdekjes.
“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar ‘hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hetohet vdekja e një foshnje në Istog, trupi dërgohen për obduksion
-
Vdiq një foshnjë në Emergjencën e Gjilanit, Policia inicion hetim
-
Vdiq një foshnjë në Prizren, Policia nis hetimet
-
Gjendet i vdekur një person në Istog, ishte shpallur i zhdukur në gusht të vitit të kaluar
-
Gjakovë, vdiq një foshnjë gjatë lindjes, Policia po e heton rastin