Një burrë nga Gjakova e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij.
Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën në rrugën “Ferid Domi”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë rast, vetëm thuhet se rasti është duke u hetuar.