Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një djalë me Sindromën Down në Pejë, vuan nga epilepsia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë me Sindromën Down, i cili vuan nga epilepsia është zhdukur në Pejë.

Rastin në Polici e ka raportuar vëllai i tij.

“Rr. Vëllezërit Tabaku, Pejë 07.02.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar i cili vuan nga epilepsia dhe nga Sindroma Down është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është nën hetime.