Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Klinë. Rastin në Polici e ka paraqitur motra e saj, që thuhet se është shtetase e Shqipërisë.
Sipas Policisë ajo është zhdukur nga e shtuna e javës që shkoi.
“Me datë 15.05.2023 ankuesja femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar policinë se motra e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia ku jeton dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë në Gjakovë njoftohet se është zhdukur një djalë. Rastin e ka raportuar babai i tij, duke bërë të ditur se që nga data 12 maj, i biri i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Me datë 12.05.2023-14:00 ankuesi ka njoftuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.