Dy vajza janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit.
Policia në raportin e saj ka njoftuar se në lagjen Brekoc të Gjakovës një burrë ka informuar se motra e tij me të meta mendore ka dalë nga shtëpia që një kohë të gjatë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Nga data e vendosur në raportin policor, raportohet se viktima ka dalë nga shtëpia nga 4 tetori.
“Ankuesi mashkull ka informuar se që një kohë të gjatë nuk din ku ndodhet motra e tij me të meta mendore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq në Rahovec një burrë ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia që nga 20 nëntori.
“Ankuesi ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.