Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduken një e mitur në Gjakovë dhe një burrë në Pejë

policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave që thuhet se janë raportuar në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Gjakovë, ku thuhet se është zhdukur një vajzë e mitur. “Rr. Shaban Polluzha, Gjakovë 04.10.2023 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër thuhet se ka ndodhur në Peje ku është zhdukur një burrë.

“Fsh. Gllaviqicë, Pejë 01.10.2023 – 17:30. Me datën 04.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se vëllai i tij kosovar me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se të dy rastet janë duke u hetuar.