Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka marrë tretman mjekësor në QKUK të dielën, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe ka marrë lëndime trupore.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore, ndërsa po cilësohet si “asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.
“Vushtrri 27.08.2023-08:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK