Një shqiptar 25-vjeçar është vrarë me thikë në Koeln, raporton Bild. Shqiptari është vrarë para një klubi të natës të hënën në mëngjes.
Ai ishte për vizitë te një familjare. Obduksioni ka konstatuar se vrasja ka ndodhur me një mjet të mprehtë.
Dëshmitarët kishin gjetur burrin të hënën në mëngjes të mbuluar në gjak. Përkundër tentimeve nga mjekët, nuk është arritur t’i shpëtohet jeta. Policia është duke kërkuar një person, që para se të ndodhte vrasja kishte pasur një zënkë me shqiptarin.
Artikuj të ngjashëm