Një kosovar 31-vjeçar ka mbetur i vdekur nga një sherr që nisi para një banese në Freiburg të Gjermanisë më 7 janar.
Siç raportojnë mediat gjermane, 31-vjeçari u vra nga ish-i dashuri i partneres së tij.
Nga hetimet e policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar me kombësi gjermane, i shoqëruar nga një familjar, ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij ditën e krimit. Një debat është zhvilluar para banesës, gjatë së cilës i dyshuari ka nxjerrë papritur armën, ka qëlluar në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar. Plumbat kapën kosovarin 31-vjeçar.
Ai u dërgua në spital me urgjencë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Një ditë më pas, autori u dorëzua në Policia dhe tregoi vendin ku e kishte fshehur armën. I dyshuari ndodhet në paraburgim.
-
52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani
-
Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani
-
Dënim me burg për kosovarin në Gjermani, tentoi ta vriste të dashurin e ish-bashkëshortes
-
Policia gjermane në kërkim të një shqiptari, dyshohet se vrau një 31-vjeçar
-
Vritet në Suedi një i ri nga Kosova