Disa persona raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin e Solingenit në Gjermani, të premten në mbrëmje.
Mediumi “Bild” ka raportuar se një burrë ka therur disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit. Sipas raportimit, ka disa të lënduar.
Sulmuesi besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes e se është në kërkim.
Autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.
Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje duke trajtuar të lënduarit, sipas mediave lokale.
Detajet tjera ende nuk dihen.
Artikuj të ngjashëm
-
21-vjeçari sulmon me thikë kolegët në Gjermani, një e vdekur
-
Policia gjermane qëllon për vdekje një burrë që po kërcënonte me thika qytetarët
-
Gjermania arreston të dyshuarin e dytë për sulmin me thikë
-
Arrestohet një 15-vjeçar lidhur me sulmin me thikë në Gjermani
-
Tjetër sulm me thikë në Gjermani, policia vret agresorin