Policia e Gjermanisë ka arrestuar edhe një person lidhur me sulmin me thika në Solingen të Gjermanisë të premten, që la të vdekur tre persona.
Arrestimi pasoi një operacion të policisë në një qendër për refugjatët në Solingen.
Nuk janë dhënë detaje të tjera për individin e arrestuar apo lidhjen e tij me incidentin.
Lidhur me rastin më herët gjatë ditës është arrestuar një 15-vjeçar. Ai nuk është i dyshuari kryesor, por besohet se ka qenë në njohuri për planet e sulmit.
“Shteti Islamik” e ka marrë përgjegjësinë.
Policia në Gjermani ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të bëhet fjalë për ndonjë akt terrorizmi.
Artikuj të ngjashëm
-
“Shteti Islamik” merr përgjegjësinë për sulmin në Gjermani
-
Arrestohet një 15-vjeçar lidhur me sulmin me thikë në Gjermani
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur
-
Gjermania arreston një sirian të dyshuar për komplot për të vrarë ushtarë gjermanë
-
I dyshuari për sulmin në Solingen është një 26-vjeçar sirian, thonë autoritetet