Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 20-vjeçar shqiptar në Itali

policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë.

Mediat italianë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Ponte dell’Olio, ndërsa i riu emri i të cilit  nuk është bërë publik ka humbur jetën ndërsa po dërgohej në spital.

Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes.

Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ euronews

Artikuj të ngjashëm