Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy shqiptarë humbin jetën në veturën e vjedhur në Itali

Dy të rinj me origjinë shqiptare kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mbrëmjen e 16 marsit në Via Casilina të Italisë.

Një person i tretë ka mbetur i lënduar rëndë, raportoi të dielën “Euronews Albania”.

Sipas mediave italiane, të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMË të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, në drejtim të Colleferros, kur shoferi humbi kontrollin e veturës.

Në vendngjarje përveç ambulancës dhe policisë, kanë dalë edhe zjarrfikësit.

I plagosuri u transportua për trajtim në Colleferro.

Sipas asaj që bëri me dije policia, në kapakun e veturës janë gjetur mjete për vjedhje.