Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje para gjykatës në Tiranë, plagoset ish prokurori

Një vrasje ka ndodhur këtë të premte para Gjykatës në Tiranë, ku dyshohet se një person ka vrarë ish dhëndrin e tij pak minuta para seancës gjyqësore.

Vrasja ka ardhur pas shumë problemesh të ndodhura mes dorasit Mexhit Picari, viktimës dhe ish-bashkëshortes, të cilët ishin prej vitesh në proces gjyqësor, raporton TCH.

Ndërsa i plagosur nga ky rast ka mbetur edhe ish- prokurori dhe avokati, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.

Dorasi i cili kishte ikur pas këtij akti është arrestuar Policia në Shqipëri.

Dyshohet se vajza e dorasit dhe viktima ishin në proces divorci dhe pikërisht sot çifti kishte seancën e pestë të divorcit, ku do të vendosej se kush do t’i mbante 3 fëmijët, ndërsa paraprakisht rrinin me viktimën.

Një vit më parë viktima sipas burimeve të TCH kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga ish-vjehrri.