Policia e Kosovës ka njoftuar se çka është gjetur në vendin e ngjarjes në të cilin ndodhi një vrasje e rëndë të martën në mbrëmje. Një grua është dorëzuar për rastin. Ajo dyshohet se vrau një familjar të sajin.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës në vendngjarjen e vrasjes në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Në këtë vend janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Është sekuestruar edhe një karikator me tre fishekë. Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë.
“Vrasje e rëndë. Prishtinë / 20.08.2024 – 19:00. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të mërkurën.
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Tentim vrasja me veturë në “Kodrën e Trimave”, një person në paraburgim e 4 lirohen
-
Policia jep informacione për vdekjen e personit në Podujevë, u gjet një pistoletë
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve