Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhin material ndërtimor në vlerë prej 5 mijë eurove në Istog

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë vjedhur material ndërtimor në vlerë prej 5 mijë eurove në Dobrushë të Istogut.

“Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku njëri nga të dyshuarit A.K. ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe pas ndjekjes se tij Policia ka arritur ta arrestoj, gjatë bisedës me hetuesit policor i dyshuari ka pranuar se kishte qenë së bashku me të dyshuarin e dytë A.N.” thuhet në njoftimin e Policisë.

“Hetuesit policor gjatë një pune operativo-hetimore kanë arritur që ta arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë i cili po ashtu kishte qenë në vendin ku ishte kryer vjedhja por me të hetuar patrullat policore i njëjti ishte larguar nga aty”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se kanë vjedhur material ndërtimor në vlerë 5000 euro, në vend punishten e ankuesit H.Z. ku i njëjti e kishte raportuar të vjedhur materialin ndërtimor.

Gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit materialin e vjedhur e ndërtimor e kishin dërguar në Rahovec në depon e të dyshuarit A.K.

Edhe Vodhën mallra në vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar Kronikë Vodhën mallra në vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar

Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që së bashku me ankuesin të shkohet në depon e të dyshuarit për t’u konfiskuar materiali.

Materiali i vjedhur iu është kthyer ankuesit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë në ndalim policor.