Policia e Kosovës ka njoftuar se në Istog ka arrestuar një person të dyshuar veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ai është arrestuar pasi më datën 3 prill, Stacioni Policor në Istog, "ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur i kanë hyrë në shtëpi nga kulmi dhe sipas viktimёs i kanë vjedhur 3400 euro dhe 1200 franga zvicerane".
“Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, tё cilёt kanё kryer shikimin e vendit tё ngjarjes. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 27.04.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datёn e lartёcekur ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rёndё’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari thuhet se ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici