Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 32-vjeçar në Istog nën dyshimin se ishin futur në një shtëpi në fshatin Dubovë e Vogël të Istogut për të kryer vjedhje.
Policia ka thënë se një person ka raportuar se në shtëpinë e viktimës kishte parë dy burra të armatosur e maskuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dyshuarit duke përdorur forcën kanë hapur derën dhe janë futur në katin e dytë të shtëpisë”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjatë hetimeve është hasur një veturë e braktisur me targa vendore dhe pas verifikimeve ka rezultuar se vetura ishte marrë me qira nga i dyshuari.
“Pas një pune intenzive zyrtarët policorë të stacionit në Istog kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin: B.H. i lindur në vitin 1990”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.