Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për një grabitje në Istog para disa ditëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar për një rast të grabitjes në fshatin Suhogerll të Istogut më 26 mars.

Më 26 mars rreth orës 16:00, tre persona të maskuar e të armatosur kishin ndaluar një veturë dhe kanë kërkuar nga viktimat të largohen nga automjeti.

Nga të dyshuarit janë marrë 900 euro, dy telefona si dhe vetura, që ishte gjetur më pas dy kilometra larg.

Të mërkurën janë arrestuar tre të dyshuarit ndërsa është bërë bastisje në tri lokacione, ku janë konfiskuar dy armë.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, më datën 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) të dyshuarit e këtij rasti. Me qëllim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.