Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Istog, me dyshimin se kanë vjedhur një veturë të tipit Passat.
Rasti ka ndodhur në fshatin Lubozhdë, e sipas njoftimit policor, të dyshuarit me inicialet M.H., i lindur në vitin 2000 dhe K.V., 2002, kanë thyer derën e garazhit dhe kanë vjedhur veturën më 23 janar.
Vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit, e rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv
-
Ndalen për t’u ndihmuar të aksidentuarve, por më pas i rrahin – arrestohen dy persona në Istog
-
Arrestohet një 28-vjeçare nën dyshimin për vjedhje të një veture
-
19-vjeçari pranoi se vodhi një veturë në Leposaviq, thotë se ishte edhe dikush me të
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj