Tre persona kanë mbetur të lënduar të enjten në Gjilan, si pasojë e rënies së një vinçi mbi një veturë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Siç njoftoi Hashani, rasti ka ndodhur për shkak të erërave të forta dhe shiut që kanë rënë të enjten.
“Në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta ka pasur lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’, ka rënë një vinç mbi një veturë”, ka thënë Hashani.
Ai ka bërë të ditur se vetura në të cilën ka rënë vinçi ka qenë në lëvizje, ndërsa gjendja e të lënduarve që ishin brenda saj, është stabile.
Në këtë qytet, edhe një person ka mbetur i lënduar për shkak të motit të keq. Ai është trajtuar në emergjencë të Gjilanit.
“Në terren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it. Për momentin, gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka thënë Hashani.
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot
-
Të shtëna mes dy automjetesh në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person në spital
-
Lëndohet një person në vendin e punës në Gjilan, dërgohet në emergjencë