Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhet xhamia në Lipjan

xhami

Ilustrim

Është vjedhur xhamia në fshatin Gumnasellë të Lipjanit.

Në Polici është raportuar se dritarja e xhamisë është hapur me forcë dhe janë vjedhur paratë që ishin të bamirësisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.