Një taksist ka rënë pre e plaçkitjes të martën në mbrëmje në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë, taksisti kishte raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjerë të cilët i kishin kërkuar që t’i dërgojë në fshatin Grashticë dhe pasi kishin arritur aty, njëri prej tyre e kishte nxjerrë armën.
Nën kërcënimin e armës, sipas dëshmisë së taksistit, ata ia grabitën 90 euro si dhe dy telefona të kompanisë.
Rasti është nën hetime.
Artikuj të ngjashëm