Policia e Kosovës njoftoi se në kasafortën e filialit të postës në Podujevë janë vjedhur të hënën 5853 euro, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200 euro, pulla postare në vlerë prej 100 eurove dhe dy DVR.
Sipas njoftimit, vjedhja u krye në rrugën “Sali Çitaku”, në objektin e Qendrës së Regjistrimit Civil, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Autoritetet policore i kanë nisur hetimet, e rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
“Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin policor.
-
Vjedhje e rëndë në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë
-
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Podujevë
-
Bastisen tri lokacione në Podujevë, dy persona arrestohen për keqpërdorim me kartela bankare
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Sekuestrohen telefona të kontabanduar në një biznes në Prishtinë, vlera e tyre mbi 64 mijë €