Policia ka bastisur tri lokacione në Podujevë dhe ka arrestuar dy të dyshuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelave të bankës si dhe për vjedhje identiteti e hyrje të paautorizuar kompjuterike.
Sipas Policisë, të dyshuarit me qëllim të përfitimit material, kanë shpërndarë video dhe foto në rrjete të ndryshme sociale, duke shfaqur kartela të bardha, për të cilat kanë postuar se janë të mbushura me shuma të ndryshme të parave dhe janë të gatshme për blerje.
“Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë konfiskuar dy llaptopë, tre telefona celularë, kartëmonedha imituese 5, 10 dhe 20 euro me të cilat është simuluar kryerja e veprës online, kartelë e bardhë dhe tri pistoleta me gaz me 17 fishekë, për të cilat armë është iniciuar rast i veçante në SP Podujevë”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Keqpërdorën kartelat bankare të të tjerëve, arrestohen tre persona
-
Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Dyshohet se keqpërdorën të dhënat bankare, arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë