Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, afër Rrethit të Flamurit.
Zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KOHËN se nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dy këmbësorë.
“Rreth orës 11:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilët janë dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti tutje shtoi se me rastin po merret njësiti i komunikacionit.
Artikuj të ngjashëm