Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruara në stacion dy persona, për vendosje të flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan.
Policia ka njoftuar se kishte marrë informata rreth orës 21:00 të hënën nga mbikëqyrësi i kishës ortodokse, i cili ka thënë se në kishën ortodokse në Lipjan janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe një flamur tjetër i Shqipërisë.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në Stacion Policor në Lipjan, D.M.. Ai ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila.
Po ashtu të mërkurën është shoqëruar në stacion policor edhe një person tjetër, E.M. nga Lipjani, ndaj të cilët është vazhduar procedura e mëtejme policore.
“Sipas procedurave të parapara ligjore, lidhur me rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe të Përgjithshëm, me udhëzimin e të cilëve rasti është dërguar me Shënim Zyrtar. Në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, Policia e Kosovës ka dosje të veçanta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore fetare, të cilat shërbejnë për ofrimin e sigurisë ndaj tyre dhe për parandalimin e çfarëdo rasti apo incidenti të mundshëm. Nga Policia e Kosovës sigurohen 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24/7, si dhe objekte të tjera ndaj të cilave ofrohet siguri përmes njësive policore patrulluese, sipas zonave të përgjegjësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Policia hap dy raste për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
-
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
-
Vendosja e flamurit shqiptar mbi automjetin e policisë në Tuz, Policia procedon katër të dyshuar për kundërvajtje
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Misioni i NATO-s vlerëson përmirësim të sigurisë, Policia e Kosovës pjesë e ofrimit të sigurisë në Manastirin e Deçanit