Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq shtatzëna që u lëndua në aksidentin Ferizaj – Shtime

Shtatzëna e cila mbeti e lënduar në aksidentin Ferizaj – Shtime më 22 shkurt, ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuan për KOHËN shefi i Intesivës në QKUK, Shaqir Uka.

Sipas Ukës, viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i një jave më parë.

“Po, ka vdekur sot rreth orës 13:00. Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që i janë shkaktuar nga aksidenti”, ka thënë Uka.

Ndërkohë, burri që po ashtu kishte mbetur i lënduar, është liruar në shtëpi në gjendje stabile.

Më 22 shkurt, katër persona vdiqën nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Ferizaj – Shtime. Të katër viktimat ishin në të njëjtin automjet. Viktimat atë ditë ishin 21-vjeçar, 23-vjeçar dhe dy të moshës rreth 40-vjeçare.

Edhe Vdiq një person që u përfshi në aksident trafiku në Ferizaj muajin e kaluar Kronikë Vdiq një person që u përfshi në aksident trafiku në Ferizaj muajin e kaluar

Mbetën të lënduar një burrë dhe një grua, e cila vdiq sot.