Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK personi që u aksidentua më 25 gusht në Ferizaj

Klinika Emergjente / QKUK

Një person që ishte aksidentuar më datë 25 gusht në Jezerc të Ferizajt, ka vdekur të shtunën.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur para rreth dy javësh rreth orës 17:10.