Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë i cili është aksidentuar në Prishtinë më 13 prill, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka qenë duke u trajtuar.
“Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se u është liruar familjarëve, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
-
Vdiqën dy persona që po trajtoheshin në spital pasi ishin aksidentuar ditë më parë