Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Gjakovë, u rrokullis me traktor

Traktor

Ilustrim

Një person ka vdekur në fshatin Orize në Gjakovë.

Dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.