Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se ra në kontakt me energji elektrike

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në Fushë-Kosovë të mërkurën. Sipas, Policisë së Kosovës ai dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me energji elektrike.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.