Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në orët e hershme të së shtunës pasi është aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 27-të të autostradës rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Viktima është rrokullisur me veturën që po drejtonte dhe ka dalë jashtë rrugës.

Po ashtu si pasojë e aksidentit është lënduar një person tjetër.

“Autostrada Ibrahim Rugova, km 27 (NN) 24.06.2023 – 04:20. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.