Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq një person, u rrokullis me veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e së shtunës si pasojë e aksidentimit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rreth orës 06:00, automjeti është vetaksidentuar. Sipas Policisë, automjeti dyshohet se ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë.

Dy persona pësuan lëndime, njëri prej të cilëve më pas vdiq.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Policia duke apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes më të shtuar.