Një person ka vdekur derisa po priste në Aeroportin “Adem Jashari” për të udhëtuar për në Zvicër mbrëmjen e së mërkurës.
Policia ka thënë se atij i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa po priste.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
-
Dy raste vdekjesh po hetohen nga Policia e Kosovës
-
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë