Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një burrë nga plagët që mori në zjarrin që ia kaploi shtëpinë

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi që shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur të enjten para mesnatës në Gjakovë.

“Gjakovë / 26.10.2023 – 23:30. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti thuhet se nën hetime.