Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rahovec, vdiq burri që u lëndua nga zjarri në shtëpinë e tij

Klinika Emergjente në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një burrë që të premten iu dogj shtëpia në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Policia bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të marra.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.