Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë më 5 nëntor ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte duke u trajtuar.
“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Në këtë aksident ishin lënduar gjashtë persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Vdiq në QKUK burri që u aksidentua ditë më parë në Prishtinë
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin në qendër të Prishtinës
-
Vdiq një person që u aksidentua në Prizren para gjashtë ditësh
-
Vdiq në QKUK, Policia thotë se viktima dyshohet se u godit nga një veturë