Policia e Kosovës njoftoi se një grua ka vdekur të hënën në QKUK, pas një aksidenti të rëndë në fshatin Turjak të Pejës, që kishte ndodhur më 11 korrik.
Sipas njoftimit, gruaja po voziste traktor kur pësoi aksident, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK në Prishtinë.
"Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё. Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur t’i pёrballojë plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё. Vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin është njoftuar Prokurori që ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Vdiq 26-vjeçarja e aksidentuar në Qyshk, po trajtohej në QKUK prej 1 prillit
-
Vdiq gruaja që mori lëndime në aksidentin mes trenit e veturës dy javë më parë
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdiq gruaja që u aksidentua më 15 qershor në Jabllanicë të Pejës
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin