Ka vdekur një grua në Gjakovë, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin rajonal të qytetit, si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi më 12 maj të këtij viti, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Më 16.05.2022 në spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdes një person në aksident në Gjakovë
-
Nis hetimi për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” pas vdekjes së një gruaje në Gjakovë
-
Vdiq në QKUK gruaja që u aksidentua më 1 nëntor në Fushë-Kosovë
-
Nisin hetimet për dy vdekje në Prishtinë e Gjakovë