Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje në Gjakovë, rast i cili dyshohet të jetë i ndërlidhur me trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policë, rasti është paraqitur të premten në mëngjes në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkuesi, një mashkull kosovar që ka bashkëjetuar me viktimën, ka raportuar në polici se gruaja ka vdekur dhe ka shprehur dyshime se ajo mund të ketë marrë trajtim të pakujdesshëm mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.