Një rast vdekjeje e dyshimtë është raportuar nga Policia. Sipas raportit 24-orësh, viktima, mashkull, nga Mitrovica e Jugut, kishte qenë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 05:00.
Familjarët e tij kanë njoftuar se viktima kishte pësuar lëndime trupore, megjithatë ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ato janë shkaktuar.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetuesit policorë kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia heton vdekjen e një personi që u lëndua derisa ishte duke punuar në shtëpi