Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq 38-vjeçari nga Kosova, u aksidentua me motor në Shqipëri

aksidnet -shqiperi

Foto: Ilustrim

Një 38-vjeçar nga Kosova ka vdekur si pasojë e një vetaksidneti me motor në Shqipëri.

Aksidenti se ka ndodhur rreth orës 20:00 të enjten në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë. 

A2CNN ka shkruar se shtetasi kosovar, duke drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Viktima thuhet se është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën.