Ka vdekur pesëvjeçarja S.M., 15 ditë pasi ishte aksidentuar nga një veturë në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
Ajo ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare(QKUK) ku po trajtohej në repartin intensiv.
Aksidenti i 14 qershorit ishte shkaktuar nga L.D, zyrtar policor i cili në ato momente ishte jashtë detyrës.
"Në ditën e aksidentit, menjëherë është njoftuar Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka rekomanduar për suspendim e përkohshëm të policit të involvuar në këtë aksident, ndërkaq me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti ishte ndaluar në mbajtje për 48 orë, për të kaluar në procedurë të rregullt pastaj. Sot, me vendim të Prokurorit të rastit, trupi e pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është në procedurë të mëtejme hetimore", njofton Policia.