Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një grua e cila kishte qenë pasagjere në veturën që u aksidentua në Kllokot më 12 prill të këtij viti.
Në aksidentin në Kllokot ishin përfshirë dy vetura civile, si pasojë dy ngasësit dhe një pasagjere morën lëndime. Njëri nga ngasësit ishte liruar menjëherë pas trajtimit mjekësor, ndërsa ngasësi tjetër dhe pasagjerja ishin duke u trajtuar në QKUK. Të shtunën nga QKUK-ja është njoftuar se pasagjerja ka vdekur si pasojë e lëndimeve.
I dyshuari për shkaktim të aksidentit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Kllokot /12.04.2025 – 14:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdes në QKUK këmbësorja që u aksidentua në Malishevë
-
Vdiq në QKUK gruaja që po trajtohej nga një aksident trafiku në janar
-
Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren